Arsenalin e pret një udhëtim i vështirë sonte në Everton

  • A.P /
  • 19 December 2020 - 17:48
Arsenalin e pret një udhëtim i vështirë sonte në Everton

Arsenali ka udhëtuar në Everton që do të jetë e para ndeshje e vështirë e Artetës në udhëtim pasi që gjatë periudhës së Krishtlindjeve e presin disa derbi si me City në Carabao Cup dhe ndeshjet me Chelsea e Manchester United

Arteta do të këtë punë të vështirë sonte  në Godison Park, ku do ti mungojnë disa lojtarë shkaku i kartonëve të kuq.

Granit Xhaka do të mungojë në këtë ndeshje por edhe mbrojtësi Gabriel, i cili u ndëshkua me të kuq në ndeshjen kundër Southampton.

Për Arsenalin befasi është se sonte nuk ka startuar Aubameyang që nuk dihet arsyeja pse derisa ka startuar në sulm: Nketiah, Pepe, Saka dhe Willian.

 Mustafi në këtë ndeshje pritet që të jetë në bankë rezervë.

Ndërkohë për Everton nga minuta e parë ka startuar si zakonisht Richarlison dhe Calvert-Levin, dyshja më e rrezikshme e kësaj skuadre. 

(Kosova Sot Online)