Kriza e lëndimit të lojtarëve e detyron Milanin të kërkojë sulmues të ri

  • E.K /
  • 20 December 2020 - 12:05
 Kriza e lëndimit të lojtarëve e detyron Milanin të kërkojë sulmues të ri

Milani është duke e vëzhguar sulmuesin e Spenzia, Bala Nzola, i cili i ka shënuar gjashtë gola në Serie A deri tani këtë sezon.

Kuqezinjtë do të përpiqen ta blejnë një sulmues të ri në janar, pasi Zlatan Ibrahimovic pritet të mungojë të paktën një muaj.

Për disa sulmues është përfolur se do të kalojnë në San Siro, përfshirë Gianluca Scamacca i Genoas apo Arek Milik i Napolit.

Sipas mediave italiane, Nzola është më i fundit në listën e ngushtë të Milanit.

Sulmuesi i Spezias i ka tetë goditje dhe gjashtë gola në Serie A deri tani këtë sezon.

Ai do të vëzhgohet edhe në përballjen e sotme të Spezias kundër Interit në San Siro.

(Kosova Sot Online)