Vedat Muriqi dhe Milinkovic-Savic komunikojnë në gjuhën serbe në Instagram

  • S.A /
  • 21 December 2020 - 09:05
Vedat Muriqi dhe Milinkovic-Savic komunikojnë në gjuhën serbe në Instagram

Vedat Muriqi i është përgjigjur në gjuhën serbe bashkëlojtarit të vet serb, Sergej Milinkovic-Savic në një postim në rrjetet sociale, i cili mund të shkaktojë polemika të shumta në atdheun e sulmuesit shqiptar.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Muriqi u rikthye nga lëndimi në fitoren e Lazios 2:0 kundër Napolit të dielën në Serie A.

Ai u fut në lojë nga stoli rreth 25 minuta para fundit, në atë që ishte paraqitja e tij e parë pas më shumë se një muaji.

Ish-sulmuesi i Lirisë dhe disa skuadrave të tjera shqiptare u shpreh i lumtur që u rikthye në fushë, në një postim në të cilin dashuri i shprehu edhe bashkëlojtari i vet serb, Milinkovic-Savic.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe që kam kontribuuar në skuadër. Tri pikë shumë të rëndësishme. Forca shqiponja!” shkroi Muriqi në Instagram.

Mesfushori i Kombëtares së Serbisë, Milinkovic-Savic i komentoi: “Ajde srce” që në shqip do të thotë “Forca zemër”

E Muriqi ia ktheu me “Ajmoooo” apo në shqip “Forcaaaa”.

(Kosova Sot Online )