Koeman heq dilemat: Mos dyshoni në urinë dhe motivimin për tituj të Messi

  • S.A /
  • 22 December 2020 - 08:10
Koeman heq dilemat: Mos dyshoni në urinë dhe motivimin për tituj të Messi

Argjentinasi e ka treguar përkushtimin e tij në këto ndeshje për Barcelonën dhe menaxheri i tij shpreson që sulmuesi të ndihmojë për të kthyer formën e mirë të klubit

Lionel Messi është i motivuar dhe i uritur për sukses në Barcelonë dhe kjo asnjëherë nuk vihet në pyetje, sipas trajnerit Ronald Koeman.

Argjentinasi dështoi për t’u larguar në verë nga Camp Nou pa para por tani ai do të mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit pasi që i skadon kontrata.

Ai nuk ka qenë në formën më të mirë këtë sezon dhe ka pranuar në një intervistë për LaSexta se saga që e ka rrethuar për të ardhmen e tij ka ndikuar në paraqitjen e tij.

“E vërteta është se jam mirë”, kishte thënë në një citat të shkurt për RAC1 të hënën. “Sot jam mirë dhe ndihem se duhet të luftojmë seriozisht për gjithçka që na pret para neve”.

“Jam i kënaqur, e di që klubi po kalon në vështirësi, si klub dhe si skuadër, gjithçka që e rrethon Barcelonën është e vështirë por shikoj për të ecur para”.

Messi gradualisht është përmirësuar në sezonin 2020-21 dhe deri tani ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshjet e fundit të La Ligas, duke dështuar të shënoi apo asistoi në pesë ndeshjet e tetorit.

Komentet e superyllit janë mirëpritur nga Koeman por holandezi insiston se kurrë nuk ka dyshuar në përkushtimin e Messi për të fituar pasi largimi i tij u bllokua.

“Nuk kam nevojë që të shoh intervistën e Messi për të kuptuar se sa i uritur dhe i motivuar për fitore është ai”, tha Koeman në konferencën për shtyp para udhëtimit për ndeshjen në La Liga kundër Real Valladolid.

“E shoh këtë me shokët e tij të skuadrës çdo ditë. Është e vështirë për çdo lojtarë që ka fituar kaq shumë si ai që mos të ndihet keq kur nuk e fiton një ndeshje”.

“Por, skuadra është shumë e bashkuar, pavarësisht se nuk janë të kënaqur me rezultatet. Leo është integruar në këtë skuadër dhe na ndihmon për ta përmirësuar atë”.

(Kosova Sot Online )