Messi: E dua titullin në La Liga, jo Këpucën e Artë

  • S.A /
  • 22 December 2020 - 09:26
Messi: E dua titullin në La Liga, jo Këpucën e Artë

Lionel Messi e pranoi trofeun e shtatë rekord “Pichichi” të hënën, por këmbënguli se me shumë qejf do ta shkëmbente të tetin me një mundësi për ta fituar titullin në La Liga.

Cmimi “Pichichi”, i cili e mori emrin e atletit legjendar Rafaelo Moreno Aranzadi, dhurohet çdo vit për golashënuesin më të mirë në ligën elitarë të Spanjës.

Ylli i Barcelonës Messi dhe Cristiano Ronaldo luftuan për këtë çmim vazhdimisht gjatë kohës sa ky i fundit ishte në Real Madridit, por që prej largimit të tij drejt Juventusit më 2018, sulmuesi argjentinas e ka fituar në të dy rastet dhe së fundmi për 33 golat se shënuara në sezonin 2019/20.

Cmimi i shtatë bëri që Messi ta thyejë rekordin e Telmo Zarra dhe të bëhet lojtari i vetëm me kaq shumë trofe për golashënuesin më të mirë në La Liga, por ai ishte i pamjaftueshëm për të mos e lejuar Real Madridin ta mposhtë Barçën në garë për titull.

Dhe tani kur gjiganti katalonas ka ngelur goxha prapa në garë për titull këtë sezon, Messi, i cili i ka shënuar vetëm gjashtë gola deri tani në ligë, nuk ka dyshim se ekipi vjen para çmimeve individuale.

“Pichichi për herë të tetë? Nuk e di, e as që po mendoj për të, sepse nuk është diçka që më brengos apo pas të cilës jam i obsesionuar”, tha Messi për Marca kur e mori çmimin.

“Parapëlqej ta fitoj La Ligën më shumë sesa ta marrë Pichichin, për këtë edhe po luftojmë”, shtoi ai.

“Ne po rritemi dalëngadalë. Kishim vështirësi të kyçeshin në ligë, por as nuk e kemi merituar t’i lëshonim gjithë ato pikë, sepse kemi mundur t’i fitonim disa ndeshje si kundër Alavesit, Getafes dhe Real Madridit”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online )