Nga janari rikthehen tifozët në stadiumet italiane, thotë shefi i futbollit italian

  • S.A /
  • 22 December 2020 - 09:30
Nga janari rikthehen tifozët në stadiumet italiane, thotë shefi i futbollit italian

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, shpreson se tifozët e Serie A do të rikthehen në stadiume nga muaji janar.

Tani për tani, ndeshjet e Serie A janë duke u zhvilluar pa tifozë në tribuna për shkak të pandemisë së koronavirusit, edhe pse në fillim të sezonit çdo stadium i lejua t’i pranonte brenda deri në 1.000 tifozët.

“Serie A është ligë drithëruese këtë sezon, jemi dëshmitarë të disa befasive”, tha Gravina për Radio Rai.

“Megjithatë, tifozët janë protagonistët kryesorë, dhe ata nuk janë aty. Shou nuk është i kompletuar pa ta”, shtoi ai.

“Nuk e di sa kohë do të duhet për tifozët për t’u kthyer në stadiume, por shpresoj se nga janar, ky mund të jetë hapi i parë, por gjithçka varet nga gjendja shëndetësore në vend”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )