
Lexoni edhe:
Nga janari rikthehen tifozët në stadiumet italiane, thotë shefi i futbollit italian
Kevin-Prince Boateng dhe Melissa Satta kanë konfirmuar se janë ndarë edhe zyrtarisht, pas plot nëntë vjetëve bashkë.
Ish-futbollisti i Milanit dhe Barcelonës dhe modelja italiane u martuan në vitin 2016 në Itali por mes tyre ndodhi një ndarje e bujshme vetëm dy vjet më vonë.
Ata e kanë një djalë së bashku, Maddox Prince, i lindur në vitin 2014.
“Pas një periudhe të ndarë, ne kemi vendosur ta ndërpresim përherë marrëdhënien tonë, duke e respektuar plotësisht qëndrimin e secilit prej ndesh dhe duke e kuptuar se do të vazhdojmë të jemi pikë e rëndësishme reference për fëmijën tonë, Maddox, derisa ai rritet”, ka shkruar Satta në Instagram.
Nga janari rikthehen tifozët në stadiumet italiane, thotë shefi i futbollit italianLexoni edhe:
“Faleminderit për këto nëntë vjet… dhe për dhuratën më të mirë… Maddox”.
Në vitin 2012, Satta shkaktoi stuhi në media duke thënë se arsyeja pse Boateng lëndohej shpesh ishte jeta e tij seksuale.
“Arsyeja pse Boateng është gjithmonë i lënduar është sepse ne bëjmë seks 10 herë në javë”, kishte thënë Satta.
https://www.instagram.com/p/CJDk194FXTM/?utm_source=ig_embed
(Kosova Sot Online )