Font: Nëse Xavi s’emërohet trajner i Barçës në verë, unë ua paguaj biletat të gjithë tifozëve

  • S.A /
  • 22 December 2020 - 10:41
Font: Nëse Xavi s’emërohet trajner i Barçës në verë, unë ua paguaj biletat të gjithë tifozëve

Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, ka këmbëngulur se nëse ai i fiton zgjedhjet, Xavi do të jetë trajneri i ardhshëm i katalonasve dhe në rast se nuk do të ndodhë kjo gjë, atëherë ai do t’ua paguajë biletat sezonale tifozëve.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në klubin e Barcelonës do të mbahen më 24 janar 2021, fituesi i zgjedhjeve do të ketë një mandat prej gjashtë vjetësh në krye të klubit.

Font ka treguar për planet e tij se si do të rikthejë Barçën e kohërave të vjetra duke e rikthyer në klub edhe ikonën Xavi.

“Xavi do të vijë në Barcelonë nëse unë i fitoj zgjedhjet”, tha Font.

“Nëse ai nuk e bën, atëherë unë do t’ia paguaj biletën e sezonit secilit anëtar nga xhepi im.”

Kjo nuk është hera e parë që Font thotë që Xavi do të jetë trajner i ardhshëm i Barcelonës në rast se ai fiton, pasi ai tregon se Xavi është njeriu për të bindur Lionel Messin të qëndrojë në klub.

(Kosova Sot Online )