Ylli i Bundesligës dënohet rëndë, pasi e pështyu në fytyrë kundërshtarin

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 13:57
Ylli i Bundesligës dënohet rëndë, pasi e pështyu në fytyrë kundërshtarin

Sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram, është pezulluar me gjashtë ndeshje dhe është gjobitur me 40 mijë euro nga Federata e Futbollit e Gjermanisë, për shkak se e kishte pështyrë në fytyrë kundërshtarin e vet.

Thuram, 23,u përjashtua me karton të kuq në humbjen e ekipit të vet 2:1 kundër Hoffenheim.

Përfaqësuesi i Francës – i cili është djali i fituesit të Kupës së Botës 1998 Lilian Thuram – e pështyu në fytyrë mbrojtësin Stefan Posch.

Thuram është gjobitur edhe nga klubi me një rrogë mujore.

Gazeta gjermane Bild raportoi se gjoba ndaj Thuram mund ta arrijë shifrën e 150 mijë eurove. Paratë e gjobës së tij do të shkojnë për bamirësi.

Rezultati i ndeshjes ishte 1:1 kur Thuram u përjashtua nga loja në minutën e 78-të. Hoffenehim shënoi gol të vonshëm dhe e dërgoi Monchengladbachun në pozitën e tetë në Bundesligë.

Thuram ka kërkuar falje më vonë përmes një postimi në Instagram.

“Karakteri im nuk është i till dhe ajo nuk duhet të ndodhë kurrë. Reagova ndaj një kundërshtari në mënyrë shumë të gabuar dhe ajo ishte diçka që ndodhi aksidentalisht dhe jo qëllimisht”, tha Thuram.

“Ju kërkoj falje të gjithëve. Natyrisht, i pranoi të gjitha pasojat e veprimit tim”. 

(Kosova Sot Online)