Messi: Futbolli ka ndryshuar shumë për të keq

  • G.G /
  • 22 December 2020 - 14:01
Messi: Futbolli ka ndryshuar shumë për të keq

Pasi e fitoi trofeun e shtatë “Pichichi”, Lionel Messi tha se është i shqetësuar me mungesën e tifozëve brenda stadiumeve të futbollit.

Që nga muaji mars i këtij viti, kur edhe u ndërpre futbolli për të vazhduar më pas në qershor, ndeshjet e futbollit janë zhvilluar në stadiume bosh shkaku i pandemisë së koronavirusit,

Sulmuesi argjentinas i shënoi 25 gola gjatë sezonit të kaluar në La Liga, duke përfunduar me katër gola përpara francezit Karim Benzema.

“Është e tmerrshme të luash pa tifozë. Nuk është një ndjenjë e bukur”, tha Messi.

“Të mos shohësh askënd në stadium e bën atë si stërvitje, dhe duhet shumë për të hyrë në lojë në fillim, kjo është arsyeja pse ne shohim lojëra të tilla tani.”

“Pandemia ka bërë që futbolli të ndryshojë shumë, dhe për të keq. Ne po e shohim këtë gjë në ndeshje”, shtoi ai.

“Shpresojmë që pasi të ketë mbaruar e gjithë kjo, ne mund t’i rikthejmë njerëzit në stadiume dhe t’i kthehemi normalitetit.”

Në shumë kampionate evropiane pritet që nga muaji janar të lejohet një numër i caktuar i tifozëve në stadiume.

(Kosova Sot Online)