Lexoni edhe:
Interi e ofron Eriksenin për Granit Xhakën
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka marrë vendim që t’i mbështesë Federatat Olimpike dhe Jo-Olimpike të Kosovës, pas vështirësive të krijuara nga përhapja e pandemisë Covid 19.
Shuma e ndarë për Federatat është rreth 23 mijë euro, të cilat do të ndahen nga 700 euro për Federatat Olimpike dhe 500 për Federatat Joolimpike të Kosovës.
Interi e ofron Eriksenin për Granit XhakënLexoni edhe:
Për federatat olimpike, KOK ka fituar fonde nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).
Për të mos i anashkaluar Federatat Jo-Olimpike, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka vendosur që këto Federata të mbështeten nga të hyrat e sponsorëve të KOK-ut.
Gjatë këtij viti, institucioni më i lartë i sportit kosovar i ka mbështetur edhe sportistët elitarë të sporteve të xhudos, boksit, mundjes dhe notit, bazuar në kërkesat e tyre për heqjen e shpenzimeve të përgatitjeve gjatë pandemisë.
(Kosova Sot Online )