Aubameyang do t’i mungojë sonte Arsenalit në ndeshjen kundër City

  • A.P /
  • 22 December 2020 - 17:38
Aubameyang do t’i mungojë sonte Arsenalit në ndeshjen kundër City

Sulmuesi i Gunners ka qenë jashtë për shkak të një lëndimi në muskul dhe nuk do të luajë në ndeshjen çerekfinale të Carabao Cup kundër Manc City të martën

Pierre-Emerick Aubameyang ka treguar për lëndimin e tij, me sulmuesin e Gunners që ka thënë se “shpreson se nuk do të zgjat shumë në rikuperimin e tij” nga lëndimi në kofshë që e la atë jashtë fushave.

Ai ka thënë në programin zyrtar para ndeshjes me Cityn se për të është e vështirë që të jetë jashtë ndeshjes.

“Ishte më të vërtetë vështirë për mua që të mungojë në ndeshjen e së shtunës, që nuk isha më ta në ndeshjen e së shtunës dhe nuk isha aty me shokët e skuadrës”.

“Kam një problem të vogël me kofshë por shpresoj që nuk do të zgjat shumë rikuperimi”.

“Kështu e pashë ndeshjen kundër Evertonit në shtëpi dhe ishte tepër e vështirë. Mendoj që në është dashur të luajmë më mirë në pjesën e parë, por është vështirë kur merr gol në fund të pjesës së dytë”.

“Ne vazhduam që të sulmojmë në pjesën e dytë dhe më pak fat, në një apo dy shanse do ja kishim dalë. David Luiz goditi shtyllën dhe Saka kishte një foditje që u mbrojt në fund”.

(Kosova Sot Online)