Ancelotti tregon përse e refuzoi Manchester Unitedin edhe pas takimit me Alex Ferguson

  • S.A /
  • 23 December 2020 - 09:00
Ancelotti tregon përse e refuzoi Manchester Unitedin edhe pas takimit me Alex Ferguson

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, e ka pranuar se e kishte hedhur poshtë mundësinë për t’u bërë trajner i Manchester United, për shkak se ishte buzë emërimit në postin e trajnerit të Real Madridit.

Para ndeshjes çerekfinale në Carabao Cup të mërkurën mbrëma kundër djajve të kuq në Goodison Park, Ancelotti zbuloi se Sir Alex Ferguson ia kishte ofruar mundësinë për ta marrë drejtimin e Unitedit pak para se ai të pensionohej.

Por Ancelotti veçse ishte duke e pranuar punën në stolin e gjigantit spanjoll dhe ishte detyruar ta hidhte poshtë ofertën e Unitedit si pasojë.

“Ju dëshironi të dini nga unë (për postin e trajnerit të Man Utd)?” tha Ancelotti.

“Mund të them se lidhja ime me Si Alex është ende fantastike. Ne u patëm takuar kur ai vendosi të pensionohej”, shtoi ai.

“Por unë isha afër Real Madridit dhe e vlerësoj faktin se në atë kohë ai bisedoi me mua. Kjo është e gjitha, nuk kam pasur më mundësi (për t’u bërë trajner i Unitedit)”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )