Zbulohet sekreti, Bayerni e konfirmon largimin e David Alaba

  • S.A /
  • 23 December 2020 - 16:12
Zbulohet sekreti, Bayerni e konfirmon largimin e David Alaba

Oliver Kahn ka konfirmuar se David Alaba e ka kërkuar largimin nga Bayern Munich. Skuadrat si Interi, Juventus dhe Real Madrid kanë shfaqur interesim për shërbimet e 28-vjeçarit.

Alaba do të presë muajin janar për të filluar bisedimet me skuadrat e tjera, pasi që kontrata me Bayernin do t’i skadojë në muajin qershor.

Portieri legjendar gjerman, i cili është pjesë e bordit të drejtorëve të Bayern Munich, ka konfirmuar se mbrojtësi austriak nuk ka gjasa të qëndrojë në klub pas qershorit.

Inter, Juventus dhe Real Madrid janë skuadrat e interesuara për shërbimet e lojtarit, por madrilenët shihen si favoritë.

“Unë nuk e di se çfarë po ndodh me zgjatjen e kontratës së tij”, tha Kahn.

“Ne ofruam një zgjatje shumë të favorshme të kontratës, ai vetëm duhej ta nënshkruante atë. Sidoqoftë, Davidi dhe agjenti i tij Pini Zahavi nuk dëshironin të ndiqnin këtë drejtim.”

“Me sa duket, ata po kërkojnë një klub të ri dhe ne duhet ta pranojmë atë.”

Alaba u bashkua me bavarezët në vitin 2018 kur ishte vetëm 17 vjeç. Ai ka 32 gola në 404 ndeshje me gjigantët gjerman.

(Kosova Sot Online )