Jan Oblak e lartëson Messin: Ai sheh gjithçka, prandaj është më i miri

  • S.A /
  • 23 December 2020 - 16:09
Jan Oblak e lartëson Messin: Ai sheh gjithçka, prandaj është më i miri

an Oblak e ka lartësuar Lionel Messin për thyerjen e rekordit të Peles, duke thënë se superylli i Barcelonës është më i miri në botë sepse është në gjendje të shohë gjithçka në fushë.

Rekordi shumë i moçëm i legjendës së Brazilit, Pele, si njeriu me më së shumti gola të shënuara për një klub të vetëm, u thye nga Messi të martën mbrëma, kur argjentinasi shënoi në fitoren e Barçës 3:0 kundër Real Valladolidit.

Messi i ka shënuar 644 gola në 749 ndeshje në karrierë për Barcelonën, një më shumë se Pele për Santos.

Shumë njerëz e cilësojnë Messin si lojtarin më të mirë të epokës moderne, pasi ai e ka frymëzuar Barçën drejt fitimit të 10 titujve në La Liga dhe katër trofeve në Ligën e Kampionëve gjatë 16 vjetëve në ekipin e parë.

Personalisht, Messi e ka fituar Topin e Artë – çmimin kryesor individual për futbollistë – gjashtë herë, më shumë se çdo kush tjetër.

Portieri slloven i Atletico Madridit, Oblak e ka analizuar Messin dhe mënyrën sesi luan ai, duke e përshkruar si lojtar të paparë deri më tani.

“Ai m’i shikon këmbët. Nëse unë e bëj një hap, ai e vëren menjëherë dhe duan anash. Për këtë arsye ai është më i miri. Prandaj është shumë e vështirë ndaj tij. Ai nuk e shfaq ama gjithmonë vëzhgon. Ai gjithmonë të vëzhgon. Ai i mban sytë në top ama të sheh edhe ty”, tha Oblak për Sky Sports.

“Mendoj se ai sheh gjithçka. Është e çuditshme. Nganjëherë mendon se je duke e mbajtur nën kontroll atë, por brenda një çasti, ai e ndryshon ndeshjen, ai e shënon një gol dhe Barcelona fiton”.

“Nganjëherë nuk e sheh atë. mbase mendon se ai nuk është i rrezikshëm. Dhe pastaj ai shënon gol. Kjo na ndodhi sezonin e kaluar. Duhet të jesh 100 për qind i përqendruar”.

“Messi është akoma më i miri në botë”.

Portieri slloven shtoi: “Ai i ka shënuar shumë gola kundër meje. Tepër shumë! Por ai është lojtar i madh; lojtar i mahnitshëm; lojtari më i mirë. Ndodh kur ai shënon gola dhe të bën të ndiesh se nuk mund ta kuptosh se me sa lehtësi ka shënuar ai. Nuk je as afër ta ndalesh. Nganjëherë ndien sikur ai e ka pasur topin në rrjetën e portës, nuk është madje as goditje”.

(Kosova Sot Online )