Qartet keq trajneri i Lazios: Milani s’e meritoi fitoren

  • S.A /
  • 24 December 2020 - 09:00
Qartet keq trajneri i Lazios: Milani s’e meritoi fitoren

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka këmbëngulur se Milani nuk e meritoi fitoren kundër skuadrës së tij, duke thënë se kuqezinjtë u dominuan nga Lazios për një kohë të gjatë.

Lazios iu desh të luftonte për të kthyer në lojë pas i kishte pranuar dy gola në çerekun e parë të lojës, por disi pësoi disfatë 3:2 pas një goli të vonshëm të Theo Hernandezit në San Siro.

Milani shkoi në pushimin dimëror si lider i Serie A me 34 pikë, ndërkohë që Lazio ngeli në pozitën e tetë 13 pikë më pak.

Por Inzaghi nuk pajtohet me rezultatin e asaj ndeshjeje, duke thënë se Lazio meritoi më shumë.

“Rezultati nuk është i drejtë. Jam i zemëruar. Erdhëm këtu me disa probleme, sepse i na munguan disa lojtarë. Ne merituam më shumë. Kjo duhet të na shërbej si mësim për të ardhmen”, tha Inzaghi për DANZ.

“Ne është dashur të bënim më shumë për ta shmangur golin e Theos. Më vjen keq për këta djem, sepse ata nuk e merituam humbjen. Ne e dominuam lojën”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )