Nagelsmann zbulon arsyen pse e refuzoi Real Madridin në të kaluarën

  • S.A /
  • 25 December 2020 - 08:30
Nagelsmann zbulon arsyen pse e refuzoi Real Madridin në të kaluarën

Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann ka shpjeguar refuzimin që i ka bërë Real Madridit më herët në karrierën e tij.

Nagelsmann pranon se ka pasur kontakt në të kaluarën për ta marrë drejtimin e klubit të madh spanjoll nga Santiago Bernabeu.

Por, trajneri i ri gjerman ka thënë se mendonte se nuk ishte koha e duhur për të bërë një lëvizje të tillë. “Nuk është se kisha një kontratë përpara meje gati për të nënshkruar në atë kohë”, kujton fillimisht Nagelsmann për BILD.

“Unë thashë se nuk kishte kuptim në atë kohë. Kishin mbetur vetëm tre javë deri në fillimin e sezonit dhe nuk dija ndonjë fjalë spanjisht”.“Nuk do të kishte qenë në përputhje, as me kërkesën time, as me atë të Realit”.

“Është gjithmonë e përshtatshme të kalosh disa sezone në një klub për të mësuar”, përfundoi gjermani 33-vjeçar.

(Kosova Sot Online )