Real Madridi i njëjtë deri në fund të sezonit

  • S.A /
  • 25 December 2020 - 09:23
Real Madridi i njëjtë deri në fund të sezonit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vendosur të mos afrojë asnjë futbollist në afatin kalimtar të janarit.

Ashtu si në afatin kalimtar të verës, a perez i e justifikon me faktin se u ka kërkuar ulje rrogash lojtarëve dhe nuk do të ishte e drejtë karshi tyre për të shpenzuar miliona për ndonjë futbollist në mesin e sezonit.

Trajneri Zinedine Zidane ka gjetur rrugën e duhur për të kthyer skuadrën te suksesi.

Ai ishte në fije të perit, pasi lojtarët e tij u ndalën në disa momente negative, por tashmë kanë 6 fitore radhazi.

Numri një i stolit ka kërkuar një sulmues, por duket se një kërkesë e tillë do të plotësohet vetëm në afatin kalimtar të verës.

Ka zëra se ai mund të jetë Kylian Mbappe.

(Kosova Sot Online )