Messi ia kthen lavdërimet Oblakut: Është njëri nga portierët më të mirë në botë

  • S.A /
  • 25 December 2020 - 10:55
Messi ia kthen lavdërimet Oblakut: Është njëri nga portierët më të mirë në botë

Lionel Messi ka lavdëruar portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak, duke e cilësuar atë si njërin nga portierët më të mirë në botë, ndërsa pranon se i pëlqen të luajë kundër tij dhe të provojë t’i shënojë gola.

Reprezentuesi slloven, i cili u bashkua me ekipin e Diego Simeone nga Benfica në vitin 2014, është vendosur si njëri nga portierët më të mirë në botë në vitet e fundit, dhe mbetet një pikë e fortë e ekipit Los Rojiblancos. Në fillim të këtij viti, ai u bë portieri që arrin plot 100 ndeshje ta mbajë portën e paprekur në La Liga me numrin më të vogël të ndeshjeve, duke mposhtur për 40 ndeshje rekordin e mëparshëm të Miguel Reina, të cilit iu deshën 222 paraqitje. Para disa ditësh, Oblak foli për punën e tij, ndërsa lavdëroi kundërshtarin e tij, Messi, i cili tashmë ia ka kthyer lavdërimet sllovenit. “Është mirë të përballesh me njëri-tjetrin. Ai është një nga portierët më të mirë në botë për momentin, dhe është gjithmonë mirë të luftosh kundër më të mirëve”, ka thënë fillimisht Messi për Bud Football.

“Është një motiv shtesë për të qenë në gjendje, ose për t’u përpjekur, për të shënuar një gol, me atë që do të thotë dhe sa e vështirë është, siç dëshmon ai në çdo lojë që luan”. “Pra, është mirë ta shohësh atë jashtë por edhe të përballesh me të në ndeshje. Kjo i bën ata më emocionues”, përfundoi kapiteni i Barcelonës.

Ndryshe, Barcelona luan kundër Eibarit të martën, ndërsa skuadra e Simeones do të përballet me Getafe një ditë më vonë. 

(Kosova Sot Online  )