“Viti 2020, më i vështiri në karrierë, pavarësisht disa arritjeve”

  • S.A /
  • 25 December 2020 - 10:49
“Viti 2020, më i vështiri në karrierë, pavarësisht disa arritjeve”

Gjatë këtij viti, Rafael Nadal arriti fitoren nr.1000 në karrierën e tij si profesionist. Gjithashtu, ai arriti të triumfojë për të 13-n herë në grand slam të Roland Garros.

Pavarësisht kësaj, tenisti spanjoll shprehet se ky vit nuk ka qenë i lehtë për të. “Po i japim lamtumirën një viti që është më mirë ta harrojmë. Mbetet viti më i ndërlikuar që kemi jetuar ndonjëherë, viti im më i vështirë”, tha Nadal.

“Uroj që gjërat të përmirësohen vitin tjetër. Kam shumë projekte që i kam shtyrë për vitin 2021. Shpresoj që vaksina të përhapet sa më shpejt kudo në botë dhe t’i rikthehemi jetës së mëparshme”, tha spanjolli.

(Kosova Sot Online )