Dhurata e veçantë për portierët, nga një shishe birrë për çdo gol të pësuar nga Messi

  • G.G /
  • 25 December 2020 - 13:47
Dhurata e veçantë për portierët, nga një shishe birrë për çdo gol të pësuar nga Messi

Lionel Messi shkroi një tjetër faqe të historisë së futbollit, pasi shënoi golin numër 644 me fanellën e Barcelonës, duke u bërë futbollisti që ka shënuar më shumë gola për të njëjtën skuadër dhe duke thyer rekordin e Pele me 643 të tillë.

Me këtë rast, fabrika çeke e birrës, Budweiser vendosi t’u dërgojë nga një shishe birrë për çdo gol të pësuar nga Lionel Messi, të gjithë portierëve të cilëve ylli argjentinas u ka dërguar topin në rrjetë.

Në shishe janë stampuar edhe numrat e golave të pësuar, si për shembull portieri italian Gigi Buffon, që ka marrë dhuratë dy shishe birrë, përkatësisht ato me numrin 514 dhe 515, për dopietën që Messi i ka shënuar dikur në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë vlen të theksohet se portieri spanjoll Iker Casillas ka marrë dhuratë plot 17 shishe birrë, ndërsa një numër mjaft të lartë birrash ka marrë edhe portieri Diego Lopez.

(Kosova Sot Online)