Buffon, Messit: “Le të jenë këto shishet e fundit, dy gola janë mjaftueshëm!”

  • G.G /
  • 25 December 2020 - 13:50
Buffon, Messit: “Le të jenë këto shishet e fundit, dy gola janë mjaftueshëm!”

Birra për të gjithë ata që iu ka shënuar gola në karrierë.

Leo Messi shkroi një tjetër faqe të historisë së futbollit, pasi shënoi golin numër 644 me fanellën e Barcelona.

Ai u bë futbollisti i vetëm që ka shënuar më shumë gola për të njëjtën skuadër, duke thyer rekordin e Pele me 643 të tillë.

Kështu, për çdo gol të pësuar nga Lionel Messi, të gjithë portierët, të cilëve ylli argjentinas u ka dërguar topin në rrjetë, kanë pranuar birra.

Gigi Buffon mori dy dhe shpreson të jenë të fundit.

“Këto janë dhuratat e mia nga Messi, që përfaqësojnë golat e tij numër 514 dhe 515 në karrierë me Barcelonën. I mbaj mend shumë mirë ato gola, pasi humbëm 3-0. E vetmja dëshirë që kam është që këto të jenë shishet e fundit të birrës që marr. Ok, Lionel? Dy janë më se mjaftueshëm”, shkroi në Instagram portieri legjendar i Juventusit, i cili pozoi me dy shishet në duar.

(Kosova Sot Online)