Përballje interesante në Superligën e basketbollit në fundjavë

  • S.A /
  • 25 December 2020 - 15:55
Përballje interesante në Superligën e basketbollit në fundjavë

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 11-të në Prince Superligën e Kosovës në basketboll, ku do të ketë disa ndeshje shumë interesante.

Trepça, që së fundi ka bërë ndryshime në shtabin teknik dhe te lojtarët e huaj do të ballafaqohet me Vëllaznimin.

Mitrovicasit kanë dy fitore dhe tetë humbje, kurse kuqezinjtë tri fitore dhe shtatë humbje, andaj pritet një ndeshje interesante.

Takim shumë interesant pritet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

(Kosova Sot Online )