Urimi kontrovers i Ibrahimovicit për Krishtlindje: E tregon gishtin e mesëm

  • A.P /
  • 25 December 2020 - 18:43
Urimi kontrovers i Ibrahimovicit për Krishtlindje: E tregon gishtin e mesëm

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ua ka uruar ndjekësve të vet Krishtlindjen me një postim kontrovers në rrjetet sociale.

Ibrahimovic e ka zgjedhur mënyrën tipike të karakterit të Zlatanit për të uruar për festën e Krishtlindjes.

Në mesazhin urues gjithçka është normale, përveç shkronjës “s” në fjalën “Christmas” që suedezi e ka zëvendësuar me shkronjën “z” të emrit të vet Zlatan.

Fotografia, megjithatë, është shumë kontroverse.

Zgjedhja e 29-vjeçarit nga Suedia për të shprehur urimin është një fotografi e Babagjyshit me një gjest mund t’i ngjaj Zlatanit por jo edhe Babagjyshit.


(Kosova Sot Online)