Pochettino i hap rrugë kalimit të Messit në PSG

  • A.P /
  • 25 December 2020 - 19:35
Pochettino i hap rrugë kalimit të Messit në PSG

Emërimi i pritshëm i Mauricio Pochettinos në postin e trajnerit të Paris Saint-Germain, mund t’i hapë rrugë edhe kalimit të Lionel Messit në kryeqytetin francez.

Trajneri i papunë argjentinas, sipas shumë mediave franceze, ka arritur marrëveshje me PSG-në dhe pritet vetëm ta hedhë nënshkrimin në kontrate.

Pochettino shihet si njeriu më i duhur për ta çuar përpara projektin e fuqishëm të PSG-së.

Sipas Le Parisien, ardhmja e Pochettinos mund të sjellë shumë më shumë në stolin e PSG-së.

Gazeta e përditshme franceze shkruan se Pochettino mund ta bindë bashkatdhetarin e vet Messi t’i bashkohet atij në PSG.

Pochettino nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për Messin dhe dëshirën për ta stërvitur atë. Dhe duke qenë se e ardhmja e Messit nuk është e sigurt, sepse ai nuk e ka vazhduar kontratën me Barçën, kalimi i tij në PSG nuk mund të përjashtohet.

(Kosova Sot Online)