Ndahen në paqe Leicesteri me Man Unitedin

  • E.K /
  • 26 December 2020 - 16:23
 Ndahen në paqe Leicesteri me Man Unitedin

Leicester dhe Manchester United i kanë ndarë pikët duke barazuar në “King Power stadium”.

Në xhiron e 15 në Premielrigë, Leicester City dhe Manchester United luftuar për pozitën e dytë në renditje, që mbeti ashtu siç ishte edhe para kësaj sfide, me të besuarit e Rodgeres menjëherë pas Liverpoolit, derisa ata të Solskjaer pas Leicester.

Katër gola u shënuan në “King Power Stadium”, nga dy për secilën skuadër.

Unitedi kishte pothuajse fitoren në duar, pasi dy herë kaloi në epërsi gjatë ndeshjes, njëherë në minutën e 23-të me anë të Marcus Rashford dhe 79-të me anë të Bruno Fernandes, por shpërdoruan epërsinë.

Harvey Barnes barazoi 1-1 në minutën e 31-të dhe Jamie Vardy për 2-2 në atë të 85-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Leicesteri mbeti në pozitën e dytë me 28 pikë tani, kurse United i treti me 27 pikë dhe mund të zbresë jashtë zonës Champions.

(Kosova Sot Online)