Arteta me fjalë të mëdha për Granit Xhakën

  • A.P /
  • 27 December 2020 - 09:07
Arteta me fjalë të mëdha për Granit Xhakën

Mikel Arteta e përshkroi sjelljen e Granit Xhakës si “të papranueshme” vetëm dy javë më parë, por ishte një histori tjetër pas golit që shënoi mbrëmë mesfushori shqiptar që ndihmoi Arsenalin të marrë një fitore 3-1 ndaj rivalëve të Premier League, Chelsea të shtunën.

Menjëherë pas kthimit nga pezullimi, ish-kapiteni i Arsenalit e gjeti golin kur bëri një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë për të shënuar një gol të bukur.

Kjo i duhej në këto ditë të vështira dhe Arteta nuk ka harruar që ta lavdëroi atë.

“Ai gaboi, siç gabojmë të gjithë, por përkushtimi i tij dhe karakteri që ka se sa shumë dëshiron të luftojë për këtë klub dhe këtë ekip, është unik. Që kur kam qenë këtu, ai gjithmonë e ka treguar këtë. Kjo është përse unë gjithmonë e kam mbështetur atë”, tha Arteta pas ndeshjes. 


(Kosova Sot Online)