Salah shumë mirë bëri që lë të hapur opsionet për Realin dhe Barçën

  • A.P /
  • 27 December 2020 - 15:39
Salah shumë mirë bëri që lë të hapur opsionet për Realin dhe Barçën

Mohamed Salah nuk është gabim që ka lënë opsion largimin nga Liverpooli dhe një transferim të mundshëm te Barcelona ose Real Madrid, sipas Danny Murphy.

Ai shpreson që mos të kryqëzohet nga tifozët.

I pyetur nëse një ditë do të dëshironte të luajë në Barcelonë ose Madrid, Salah nuk hezitoi8, duke thënë; ‘Mendoj se janë dy klube top, të ardhmes kurrë nuk i dihet’.

Murphy mendon se është krejt normale nga këndvështrimi i Salah.

“Salah duhet të marrë një pritje të shkëlqyeshme nga 2,000 tifozë brenda Anfield për ndeshjen e së dielës kundër West Brom”, tha Murphy për Daily Mail. “Nëse dikush e kritikon atë për shkak të një interviste që ai dha për mediat spanjolle, nuk do të jetë në rregull”.

“Gjithçka që Salah bëri ishte të mos ia përkushtonte pjesën tjetër të karrierës së tij Liverpoolit ose të mbyllte derën plotësisht për një lëvizje te Barcelona ose Real Madrid. Si një tifoz, do të dëshironit që ai të luante gjithmonë me këto ngjyra dhe të mbyllte çdo spekulim, por nëse e mendoni nga këndvështrimi i Salah, është e kuptueshme”.

“Ai nuk wshtw rritur në Angli, familja e tij do tw dëshironte të jetonte në një klimë më të ngrohtë ose kulturë tjetër. Unë do të kisha luajtur përgjithmonë në Liverpool nëse do të isha një zgjedhje e garantuar si Salah, por këto ditë është normale për lojtarët që t’i lënë vetes opsione”.

“Unë gjithmonë mendoj se është më mirë të gjykosh lojtarët nga puna e tyre dhe paraqitja në fushë dhe nuk mund ta fajësosh Salah këtë sezon ose në çdo kohë që kur ai u bashkua me klubin. Ai është në një formë të shkëlqyeshme sa i përket shënimit të golave ëdhe ne duhet të përqendrohemi në atë sesa në atë që mund të mos ndodhë në të ardhmen”.

(Kosova Sot Online)