Modric, rrugës për t’u bërë njëri prej futbollistëve më të vjetër në Madrid

  • A.P /
  • 27 December 2020 - 16:15
Modric, rrugës për t’u bërë njëri prej futbollistëve më të vjetër në Madrid

Kurs kontrata t’i skadojë Luka Modricit, më 30 qershor 2022, kroati do të jetë 36-vjeçar, nëntë muaj dhe 21 ditë i vjetër, çka do ta bënte atë lojtarin e shtatë më të moshuar në histori të Real Madridit.

Është ëndërr e bërë realitet për Luka Modricin që së shpejti do të rinovojë kontratën edhe për një vit, deri më 2022.

Ishi i Tottenham gjithmonë ka shprehur dëshirën për t’u pensionuar në Real Madrid dhe është rrugës për ta bërë diçka të tillë.

Ai dëshiron të luajë në Katar në vitin 2022, çka do të thotë se atij do t’i duhet klub edhe sezonin 2022/23 që do t’ia mundësonte të jetë në formë për Kupën e Botës, dhe shpreson të jetë Madridi.

Por, nëse jo, ai ende do të jetë lojtari i shtatë me i vjetër në histori të klubit. Më së shumti që ka luajtur për Realin është Ferenc Puskas, deri në moshën 39-vjeçare, një muajsh dhe shtatë ditë. Pastaj Paco Buyo ka luajtur deri në 38 vjet, dy muaj dhe tri ditë dhe Jerzy Dudek ka luajtur deri në 38 vjet, një muaj dhe 24 ditë, të gjithë janë pensionuar në Santiago Bernabeu.

I katërti më i vjetër në klub është legjenda, Alfredo di Stefano, që nuk u pensionua në Real Madrid, por ka luajtur deri në moshën 37 vjeçare, 10 muaj dhe 23 ditë, pak para Gentos që ka luajtur deri në 37 vjet dhe shtatë muaj.

Jashtë top pesë futbollistëve më të vjetër janë Miguel Angel (37 vjet, pesë muaj dhe shtatë ditë), dhe tani Modric do të jetë afër 37-tave kur t’i skadojë kontrata në qershor të vitit 2022. 


(Kosova Sot Online)