Pamje: Hazard me gol mahnitës rabona në stërvitje

  • S.A /
  • 28 December 2020 - 10:44
Pamje: Hazard me gol mahnitës rabona në stërvitje

Real Madrid është ende duke pritur për të parë më të mirën e belgut, Eden Hazard, pasi që sulmuesi është duke u përballur me lëndime të shumta dhe në këtë sezon ai ka zhvilluar vetëm tri ndeshje në La Liga, dhe ka shënuar vetëm një gol.

Gjatë ditës së diele, belgu është stërvitur bashkë me shokët e skuadrës dhe tentoi të bëjë një goditje në stilin “rabona” të cilën e përfundoi me sukses në rrjetë.

Tifozët e Real Madridit janë të entuziazmuar për sulmuesin 29-vjeçar pasi që panë paraqitjen e tij në stërvitje të dielën, ndërsa sezonin e kaluar gjatë 16 ndeshjeve, Hazard ka shënuar vetëm një herë duke mos arritur të tregojë formën e tij më të mirë shkaku i lëndimeve, por edhe gjatë këtij sezoni ai është duke u përballur me të njëjtin problem.

Real Madrid do të përballet me Elchen të mërkurën në mbrëmje ndërsa gjendet në pozitën e dytë me pikë të barabarta me liderin, Atletico Madrid, por që Reali ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara se sa Atletico.

(Kosova Sot Online )