Mourinho i akuzon lojtarët e vet për mungesë motivi e dëshire për të fituar

  • A.P /
  • 28 December 2020 - 13:39
Mourinho i akuzon lojtarët e vet për mungesë motivi e dëshire për të fituar

Tottenham Hotspur nuk arriti të rikthehej te fitorja në Premier League as në transfertën që mbylli javën e 15-të ndaj Ëolves, pasi një gol i Saiss, 4 minuta para fundit të kohës së rregullt bëri të pavlefshëm finalizimin që në sekondat e para të Ndombele.

Jose Mourinho nuk e fshehu zhgënjimin në fund të sfidës për një fitore që i shpëtoi nga duart sërish për fare pak.

“Një pikë ndaj Ëolves normalisht nuk do të ishte e keqe, pasi ata janë një ekip i fortë. Por të shënosh gol në minutën e parë dhe të kesh 89 minuta të tjera kohë për të mbyllur ndeshjen dhe të mos e bësh, atëherë zemërohesh”, tha ai.

“Ekziston ndjenja e zhgënjimit. Tani kemi një mundësi tjetër ndaj Fulham, që është një skuadër që po luan mirë. Do të jetë një sfidë e vështirë. Kemi luajtur kohët e fundit me ekipe të mëdha, tani nuk do e kemi të thjeshtë ndaj Fulham dhe Leeds. E njoh mirë skuadrën time, askush nuk e njeh më mirë se unë. Ndaj Ëolves na mungoi diçka: ambicia për të bërë diçka më shumë“, deklaron Jose Mourinho.

(Kosova Sot Online)