Vetëm Real Madrid dhe Bayern Munich më mirë se Milani këtë vit

  • S.A /
  • 28 December 2020 - 14:13
Vetëm Real Madrid dhe Bayern Munich më mirë se Milani këtë vit

Vetëm Real Madridi dhe Bayern Munich zotërojnë statistika më të mira se Milani në vitin 2020, pasi kuqezinjtë i mblodhën 79 pikë brenda këtij viti kalendarik.

Numri i pikëve të fituara nga Milani këtë vit tejkalohet vetëm nga kampioni i La Ligës Real Madrid dhe kampioni i Bundesligës Bayern Munich në ligat kryesore evropiane.

Real Madridi i fitoi 82 pikë në 35 ndeshje, ndërsa Bayerni 79 pikë – aq sa Milani, por në vetëm 30 ndeshje.

Liverpooli është i katërti me 76 pikë të fituara në 34 ndeshje, derisa Porto në vendin e pestë me 69 pikë në 30 ndeshje dhe Paris Saint-Germain 56 pikë në 26 ndeshje. 

(Kosova Sot Online )