Arteta: Unë jam përgjegjës për vuajtjet e tifozëve të Arsenalit

  • A.P /
  • 28 December 2020 - 14:49
Arteta: Unë jam përgjegjës për vuajtjet e tifozëve të Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, thotë se ndihet përgjegjës për vuajtjet që po i përjetojnë tifozët e klubit për shkak të formës tmerrësisht të dobët të topçinjve.

Skuadra e Arsenalit e mundi Chelsean më 26 dhjetor për ta siguruar fitoren e parë në Premierligë që prej fillimi të muajit nëntor.

Ai triumf erdhi pas fillimit më të keq të Arsenalit pas 14 ndeshjeve të para në ligë që prej sezonit 1974/75.

“Është dërrmuese, tërbuese dhe e dhimbshme”, tha Arteta, ekipi i së cilit renditet në pozitën e 15-të në Premierligë.

“Natyrisht se për shkak të rezultateve në javët e fundit, të gjithë ne jemi duke vuajtur, edhe unë jam duke vuajtur. Ndihem shumë përgjegjës për këtë”, shtoi ai.

“Ndihem keq sepse unë dua të bëj mirë për këtë klub. Dua ta sjell gjithë pasionin dhe njohuritë e mia për ta çuar klubin përpara sa më shpejt. Për ta bërë këtë, duhet t’i fitojmë ndeshjet. Kur nuk fitojmë, ndihem sikur po i lë në baltë klubin, njerëzit me të cilët punoj dhe tifozët”.


(Kosova Sot Online)