Nuk po rehatohet te Barça, ja pse Setien dëshiron të kthehet përsëri në Barcelonë

  • S.A /
  • 29 December 2020 - 08:37
Nuk po rehatohet te  Barça, ja pse Setien dëshiron të kthehet përsëri në Barcelonë

Quique Setien ka këmbëngulur se do të ishte i gatshëm për t’u kthyer në Barcelonë, pas një përvojë, siç e ka quajtur ajo, të jashtëzakonshme, në krye të gjigantit katalonas.

Setien u emërua trajneri i Barçës në janar dhe u shkarkua pas përfundimit të sezonit të tmerrshëm 2019/20, të cilin klubi e mbaroi pa e fituar asnjë trofe dhe pasi u turpërua 8:2 nga Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

62-vjeçar, i cili e paditi klubin, foli për përvojën e shkurtër në Camp Nou dhe këmbënguli se do të kthehej në Camp Nou në të ardhmen.

“Përvoja ishte e jashtëzakonshme. Është e vërtet që ne nuk e shijuam atë që donim ta shijonim”, tha Setien për MARCA. “Natyrisht se do të kthehesha në Barcelonë dhe nuk do të pendohesha asnjëherë pse u largova, aspak”, shtoi ai. Setien është i papunë që prej se u shkarkua nga Barcelona në gusht. 

(Kosova Sot Online )