Khamzat Chimaev paralajmëron UFC-n që të ‘fshehë’ McGregorin nga ai në Ishull pasi mund të eskalojnë gjërat

  • S.A /
  • 29 December 2020 - 08:53
Khamzat Chimaev paralajmëron UFC-n që të ‘fshehë’ McGregorin nga ai në Ishull pasi mund të eskalojnë gjërat

Khamzat Chimaev ka paralajmëruar UFC-n që të ‘fshehë’ Conor McGregorin nga ai në ishull, pasi nëse takohen në muajin janar, gjërat mund të eskalojnë.

Që të dy yjet e MMA-s do të jenë në Abu Dhabi për t’i zhvilluar përballjet e tyre në fund të janarit, derisa Chimaev takohet me Leon Edward, derisa irlandezi ka punë sërish me Dustin Poirierin. “Nëse e shoh atë në ishull, diçka më ndryshe do të ndodhë. UFC duhet ta fshehë atë”, ka thënë ai.Chimaev ka bërë të ditur se mund ta vret McGregorin nëse rrugët i takojnë, derisa një përballje në kafaz mes tyre mund të eskalonte.

Anglezi ishte vendosur të përballej me Tyron Woodley në UFC në mars, por nuk ka luftuar që nga korriku i vitit 2019 pas fitores së tij ndaj Rafael dos Anjos. Ndërkohë McGregor konfirmoi se ishte në pritje të fëmijës së tij të tretë me të fejuarën Dee Devlin në një postim të ëmbël në Instagram ndërsa irlandezi vazhdon të përgatitet për revanshin e tij me Poirier. 

(Kosova Sot Online )