Laporta i vazhdon talljet me Real Madridin: Mezi pres t’i shënojmë përsëri 6 gola kundër juve

  • S.A /
  • 29 December 2020 - 10:27
Laporta i vazhdon talljet me Real Madridin: Mezi pres t’i shënojmë përsëri 6 gola kundër juve

Joan Laporta po vijon ta ngacmojë Real Madridin në fushatën e tij parazgjedhore për president të Barcelonës për herë të dytë, duke ia kujtuar kësaj radhe kampionit spanjoll humbjen e thellë 6:2 në vitin 2010.

Laporta do të kandidojë për president të Barcelonës në zgjedhjet e janarit..

Gjatë fushatës së tij, Laporta e shpalosi një baner shumë të madh pranë stadiumit të Real Madridit Santiago Bernabeu, me mbishkrimin: “Mezi pres t’ju takoj përsëri”.

Laporta ishte president i Barcelonës nga viti 2003 deri në vitin 2010 dhe e shijoi si lider i klubit fitoret e paharrueshme të Barçës 6:2 dhe 5:0 kundër Real Madridit.

“Ai baner e ka më shumë kuptimin: ‘Mezi pres t’i shënojmë gjashtë gola kundër juve’”, tha Laporta për Dani Senabres.

Ai shtoi: “Unë mezi pres ta përjetojë përsëri rivalitetin me respekt mes dy ekipeve.”

(Kosova Sot Online )