“Gërrnaqat” vs “Vendasit”, mërgimtarët organizojnë ndeshje futbolli në Gjakovë

  • E.K /
  • 29 December 2020 - 12:16
 “Gërrnaqat” vs “Vendasit”, mërgimtarët organizojnë ndeshje futbolli në Gjakovë

Duket se tashmë mërgimtaret kanë filluar ta marrin me sportivitet fjalën “gërrnaq”, me të cilën gazetari Valon Syla përshkruan një grup kosovarësh që jetojnë në perëndim e që sipas vetë Sylës kanë disa tipare të veçanta.

Ditë më herët media ka raportuar për një rast, ku vëllai e ka regjistruar në telefon numrin e vëllait me emrin “Gërrnaqi”.

Derisa sot, në Inbox-in e medias kanë mbërritur disa fotografi të një ndeshje futbolli në fshatin Dolibare të Gjakovës, mërgimtarët vs vendasit.

Mërgimtarët kanë pranuar që ekipin e tyre ta quajnë “Gërrnaqat”.

(Kosova Sot Online)