Nuk ka kthim prapa, Diego Costa i thotë edhe zyrtarisht lamtumirë Atletico Madridit

  • S.A /
  • 29 December 2020 - 13:51
Nuk ka kthim prapa,  Diego Costa i thotë  edhe zyrtarisht lamtumirë Atletico Madridit

tletico Madridi ka arritur marrëveshje me Diego Costan për ndërprerjen e kontratës së sulmuesit spanjoll, i cili e kishte kërkuar largimin nga klubi ditë më parë.

Costa kishte marrëveshje me Atleticon deri në qershor të vitit 2021, por i kërkoi klubit t’ia ndërpresë kontratën për shkaqe personale.

Kjo nënkupton se 32-vjeçari do të jetë i lirë t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër falas sapo të hapet afati kalimtar i dimrit në janar.

“Atletico Madrid dhe Diego Costa kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës së sulmuesit, e cila do të mbaronte më 30 qershor 2021”, thuhet në një komunikatë për media të Atleticos.

“Klubi e falënderon Diego Costan për përkushtimin gjatë këtyre viteve dhe ia dëshiron atij më të mirën për etapën e ardhshme në karrierë”.

(Kosova Sot Online )