Arsenali synon fitore ne Brighton pas asaj kundër Chelsea

  • A.P /
  • 29 December 2020 - 18:15
Arsenali synon fitore ne Brighton pas asaj kundër Chelsea

Pas shtatë ndeshjeve pa fitore në Premier Ligë dhe me një start tepër të keq, Arsenali arriti që të fitojë kundër Chelsea në Emirates

Ata sonte kanë udhëtuar për në qytetin e Brightonit ku do të përballet me skuadrën e këtij qyteti në stadiumin American.

Arsenali në këtë ndeshje ka startuar me disa ndryshime nga formacioni i fundit kundër Chelsea ku nga minuta e parë sonte ka startuar Aubameyang që do të jetë në sulm bashke me Martinellin, Sakan dhe Smith Roëe.

Normalisht edhe në këtë ndeshje nga minuta e  parë ka startuar edhe Granit Xhaka që shënoi gol të bukur kundër Chelseat në vikend.

Si zakonisht, edhe në këtë zgjedhje sulmuesi që tradhtoi Kosovën në minutat e fundit duke luajtur për Zvicrën, edhe në këtë ndeshje e nxenë bankinën derisa ende s’ka bërë debutim zyrtar në Premier Ligë. 

(Kosova Sot Online)