Ibrahimovic do të paraqitet në festivalin e muzikës në Sanremo

  • A.P /
  • 29 December 2020 - 22:17
Ibrahimovic do të paraqitet në festivalin e muzikës në Sanremo

Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic pritet të këtë një koncert të ri në mars, derisa do të merr pjesë në pesë netët magjike të festivalit prestigjioz në Sanremo

Lajmi është bërë i ditur nga prezantuesi i festivalit, Amadeus dhe ai ka siguruar që Ibra do të jep çdo kontribut të tij në çdo natë, nga 2 marsi deri më 6 mars.

Kjo nuk do të ndikojë në orarin e ndeshjeve të Milan, pasi që nuk ka ndeshje të planifikuara në këto ditë.

Pritet të konfirmohet çfarë do të bëj Ibrahimovic në festivalin e përvitshëm të muzikës, i cili më parë kishte ftuar si mysafirë edhe; Roberto Baggio, Francesco Totti, Antonio Cassano, Mikhail Gorbachev dhe të dashurën e Cristiano Ronaldos Georgina Rodriguez.

Edhe pse ky është një festival i muzikës, është po ashtu në kalendarin italian të kulturës, ku më shumë merr vëmendje për veshjet dhe mysafirët special sesa për këngën.

(Kosova Sot Online)