Ish-yllin e disa skuadrave evropiane e pret ndëshkimi i rëndë, paraqitet nudo në festën e tij të tepruar

  • S.A /
  • 30 December 2020 - 09:28
Ish-yllin e disa skuadrave evropiane e pret ndëshkimi i rëndë, paraqitet nudo në festën e tij të tepruar

Raul Bobadilla e ka tepruar në festimin e tij të fundit, pasi ka festuar pothuajse nudo para kamerave.

Edhe pse ndeshja në mes të Libertad Asuncion dhe Guarani po zhvillohej pa tifozë në Kupën e Paraguait, sulmuesi nuk ka ngurruar të bëjë festën e çuditshme. Bobadilla e vulosi fitoren 3-1 të skuadrës së tij në minutën e 86-të, e më pas eskaloi në festimin pothuajse nudo. Federata e Paeraguait pritet që të ndëshkojë rëndë ish-anëtarin e skuadrave evropiane si Basel, Young Boys, Borussia Monchegladbachut, Augsburgut, derisa ka luajtur edhe për River Platen.

Pas ndeshjes, sulmuesi ka thënë se ai shpreson që nëna e tij nuk e ka parë ndeshjes dhe se është penduar për mënyrën se si festoi, mirëpo nuk do të shpëtojë pa ndëshkim.

(Kosova Sot Online )