Solskjaer: Manchester Unitedi fitoi pak me fat e pak rastësisht

  • S.A /
  • 30 December 2020 - 10:12
Solskjaer: Manchester Unitedi fitoi pak me fat e pak rastësisht

Ole Gunnar Solskjaer e ka pranuar se Manchester Unitedi fitoi kundër Wolves me fat dhe rastësisht, por është i lumtur t’i shohë djajtë e kuq duke e ringjallur traditën e klubit me një gol në çastet e fundit të takimit.

Goditja e Marcus Rashfordit në çastet e fundit të kohës shtesë u devijua nga Romain Saiss dhe përfundoi në rrjetën e portës së Wolves, për ta ngushtuar në vetëm dy pikë epërsinë ndaj liderit, Liverpool.

Në një ndeshje me shumë pak raste, Unitedi u shpërblye sepse tregoi më shumë etje për fitore se kundërshtari i vet përgjatë 90 minutave.

Trajneri Solskjaer ishte dukshëm i lumtur me fitoren e vonshme apo me fat siç mund të ketë qenë.

“Pak me fat e pak rastësisht, por pikërisht kështu ndodh kur iu bën presion ekipeve”, tha Solskjaer për BBC.

“Kjo është një temë që e diskutuam në fillim të sezonit gjatë një takimi. Ne nuk fitonim shumë pikë në fund të ndeshjeve dhe ne si klub kemi traditë për këtë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )