Real Madridi në kërkim të fitores së gjashtë radhazi

  • S.A /
  • 30 December 2020 - 13:52
Real Madridi në kërkim të fitores së gjashtë radhazi

“Los Blancos” e vizitojnë sonte Elchen, ku synojnë t’i marrin tri pikë për të mbetur në krye të tabelës

Real Madridi do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit për vitin 2020.

“Los Blancos” do ta vizitojnë Elchen, në ndeshjen që do të fillojë në orën 21:30.

Ekipi i Zinedine Zidanet vjen nga pesë fitore radhazi në La Liga dhe sonte e synon fitoren e gjashtë.

Mbretërit prijnë në tabelë së bashku me rivalin lokal, Atletico Madrid.

Kundërshtari i sontëm i Realit gjendet në pjesën e poshtme të tabelës dhe një barazim për të do të ishte kulmi.

Ndeshjen e radhës, Reali do ta zhvillojë më 2 janar kundër Calta Vigos.

Paraprakisht, Atletico Madridi e Getafen sonte.

Ekipi i Diego Simeones dëshiron t’i mbajë pikët në shtëpi për ta ruajtur kreun e tabelës.

Nga ana tjetër, Getafe luan në kryeqytetin spanjoll për një barazim.

(Kosova Sot Online )