Ish-ylli i Real Madridit: Për Mourinhon mund t’i them mijëra gjëra të mrekullueshme

  • S.A /
  • 30 December 2020 - 15:15
Ish-ylli i Real Madridit: Për Mourinhon mund t’i them mijëra gjëra të mrekullueshme

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Reguilon, e ka lartësuar trajnerin e vet në Tottenham Hotspur, Jose Mourinhon, duke thënë se për portugezin mund t’i tregojë mijëra rrëfime të mrekullueshme.

Reguilon iu bashkua Tottenhamit verën e kaluar, pasi e kaloi një sezon në huazim te Sevilla nga Real Madridi.

Ai shkëlqeu në Sevilla duke e fituar Ligën e Evropës sezonin e kaluar dhe duke e siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.

Ai, megjithatë, është i lumtur në Londër tani edhe për faktin se luan nën urdhrat e një ish-trajneri të Real Madridit, Mourinho.

“Për Mourinhon mund t’i tregoj mijëra rrëfime të mrekullueshme”, tha Reguilon për Diario AS.

“Ditën e Krishtlindjes, për shembull, ai e dinte se isha vetëm. Ne mbërritëm në stërvitje më datën 25 në orën tre dhe e gjeta një kuti në ulësen time. E hapa dhe e pashë një derr të pjekur”.

“Ai më tha: ‘E di se ti je vetëm për Krishtlindje, prandaj nuk ke nevojë të gatuash darkë dhe mund të hash mirë’. Ai i kushton vëmendje çdo hollësie për të cilën shumica e njerëzve as që do ta dinin në baza ditore”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )