“Jam krenar që Messi e shënoi golin më të mirë në karrierë pikërisht kundër meje

  • S.A /
  • 31 December 2020 - 09:44
“Jam krenar që Messi e shënoi golin më të mirë në karrierë pikërisht kundër meje

Luis Garcia, portieri i Getafes të cilit Lionel Messi ia shënoi golin e jashtëzakonshëm solo në vitin 2007, thotë se ndihet krenar që ka luajtur kundër superyllit të Barcelonës.

Në atë ndeshje në Camp Nou, i riu Messi e mori topin në mesin e fushës, i dribloi disa lojtarë të Gefates dhe pastaj e kaloi Garcian anash para se ta fuste topin në rrjetën e portës së tij.

Ai gol, i cili është vetëm njëri prej 644 golave të Messit për Barcelonën, shpesh krahasohet me golin e paharrueshëm solo të Diego Maradonës kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986.

Si pjesë e fushatës së Budweiser, Garcia mori dhuratë birrë në emër të kompanisë amerikane të birrës, si shumë portierë të tjerë të cilëve Messi iu ka shënuar gol.

“Është e pamundur të jesh i lumtur kur pranon gol, por kjo është njohje për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit”, shkroi Garcia në Facebook.

“Koha fluturon dhe unë jam i krenar që kam luajtur kundër tij”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )