Zyrtare: Radja Nainggolan rikthehet në Cagliari

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 12:14
Zyrtare: Radja Nainggolan rikthehet në Cagliari

Cagliari ka njoftuar zyrtarisht se e ka rikthyer në skuadër Radja Nainggolanin nga Interi, në një marrëveshje huazimi për pjesën e dytë të sezonit 2021.

Mesfushori belg e kaloi sezonin 2019/20 në huazim të Cagliari para se të kthehej në Inter në verë dhe tani ka nënshkruar me klubin nga Sardinia për herë të tretë.

“Cagliari është i lumtur t’ju njoftojë se e kemi fituar të drejtën për shërbimet sportive të lojtarit Radja Nainggolan, i cili na bashkohet nga Interi në huazim deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e Cagliarit.

“Si një tregim dashurie, i lidhur me kuq e kaltër: Cagliari dhe Nainggolan janë bashkë sërish”.

32-vjeçari nuk kishte vend në skuadrën e Antonio Contes gjatë këtyre gjashtë muajve.

Nainggolan i shënoi gjashtë gola dhe i dha gjashtë asistime në 26 ndeshje për Cagliarin sezonin e kaluar. 

(Kosova Sot Online)