Klopp kritikon lojtarët: “Shpërdoruam katër raste shënimi”

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 12:17
Klopp kritikon lojtarët: “Shpërdoruam katër raste shënimi”

Liverpool e mbylli vitin 2020 me një barazim pa gola në transfertën e “St. Jacob’s park’ ndaj Newcastle, ndërsa trajneri Jurgen Klopp pranoi se të tijtë kishinshpërdoruar më shumë sesa duhet në këtë takim.

Tekniku gjerman deklaroi se sulmuesit e tij kishin pasur të paktën 4 mundësi të pastra shënimi, që nuk i konkretizuan dot, teksa solli në vëmendje faktin që në përballjet e tjera me “qymyrxhinjtë” kanë fituar me më pak shanse shënimi.

Gabimi i Liverpoolit tani ia ka dhënë mundësinë Manchester Unitedit që t’i barazojë ata me pikë në renditjen e Premielrigës, gjithmonë nëse fitojnë ndeshjen e së premtes.

“Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe për këtë nuk kam çfarë t’u them djemve. Natyrisht që ne mund të luajmë më mirë futboll, por këtë herë kishim të paktën 4 mundësi të flagrante shënimi, të cilat nuk i kthyem në gola. Herë të tjera kemi fituar ndaj Neëcastle, ndonëse kemi pasur më pak raste shënimi”, deklaroi trajneri gjerman.

(Kosova Sot Online)