Neymar Jr në telashe! Prokuroria e Rio de Janeiro hap hetim mbi mega-festën e tij

  • A.P /
  • 31 December 2020 - 16:18
Neymar Jr në telashe! Prokuroria e Rio de Janeiro hap hetim mbi mega-festën e tij

Drejtësia braziliane ka hapur një hetim mbi festën e Vitit të Ri të organizuar nga Neymar në vilën e tij në bregdetin e Rio de Janeiro, pavarësisht ndalimeve të vendosura nga lufta kundër pandemisë.

Kjo u njoftua nga zyra e prokurorit.

Agjenti i sulmuesit brazilian të PSG mohoi, por ndërkohë misteri u thellua pasi lojtari postoi një foto të tij me një mik në një jaht në plazhin e Santa Catarina, në jug të vendit.

Prokurori i Rio tha në një deklaratë se ai kishte hapur një hetim pasi kishte marrë “disa ankesa, bazuar në informacionin e zbuluar nga shtypi, në lidhje me ngjarjet e organizuara nga lojtari Neymar”.

Neymar ka shënuar 9 gola në 12 paraqitje deri më tani me PSG-në në sezonin 2020/21.


(Kosova Sot Online)