S’ka pushim për klubet në Premierligë, sonte dy super ndeshje

  • E.K /
  • 01 January 2021 - 12:27
 S’ka pushim për klubet në Premierligë, sonte dy super ndeshje

Premierliga vazhdon edhe në ditën e parë të vitit të ri.

Sfidat e para në vitin 2021 do t’i luajnë Evertoni dhe Manchester Unitedi.

Evertoni i Carlo Ancelottit do t’ia bëjë sefte këtë vit me ndeshjen në shtëpi kundër ëest Ham United.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:30 dhe Evertoni do të kërkojë fitore për të pushtuar vendin e dytë.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet nga ora 21:00 mes Manchester United dhe Aston Villës.

Pas gabimit të Liverpoolit, Unitedi ka shans që ta barazojë me pikë në renditjen e Premierligës.

Aktualisht United ka 30, kurse Liverpooli 33.

(Kosova Sot Online)