Arsenal do t’i huazojë dy talentet e vet gjatë janarit

  • A.P /
  • 01 January 2021 - 18:06
Arsenal do t’i huazojë dy talentet e vet gjatë janarit

Ish sulmuesi i Gunners, Kevin Campbell, beson që edhe Eddie Nketiah do të përfitonte nga një huazim jashtë Emirates Stadium

Arsenali do të jetë gati për t’i huazuar Reiss Nelson dhe Joe Willock, ka thënë Kevin Campbell, me Eddie Nketiah që po ashtu do të përfitonte nga një huazim jashtë Emirates Stadium.

Mikel Arteta ka pranuar se është duke shikuar largimin e disa lojtarëve gjatë afatit kalimtar të janar.

Sead Kolasinac tashmë është lidhur me një kalim në Schalke në një marrëveshje që do ta dërgonte në këtë skuadër deri në fund të sezonit si dhe disa lojtarë të tjerë senior që do të largoheshin.

Pas tyre pritet që të largohen edhe disa talente në mënyrë që të kenë mundësinë e tyre për të luajtur më shumë minuta jashtë ekipit nga Londra Veriore, mundësi që nuk i kanë për momentin.

Campbell beson që dyert i janë hapur Nelsonit dhe Willockut, me Arsenalin që dëshiron që lojtarët e akademisë së tyre të kenë më shumë minuta të luajtura.

“Disa nga këta janë talent me dhunti interesant, por duhet të luajnë”, tha ish sulmuesi i Gunners Campbell për Football Insider.

“Pasi që ata do të luajnë më shumë futboll ata do të ktheheshin lojtarë shumë më të mirë në Arsenal”.

“Të jesh pjesërisht lojtar është diçka tjetër por të luash rregullisht është një dallim i madh sidomos në psikikën e lojtarit”.

“Me kanë thënë se Reiss Nelson, ndoshta Joe Willock do të largohen si të huazuar në janar. Do të jetë shumë mirë për karrierën e tyre”.

Mendoj që Nelson mund të luajë në Premier Ligë apo në Championship. Por, Championshipi është më fizik, kjo do të ishte një lëvizje e mirë”.

Nketiah tashmë e ka treguar vetveten në ligën e dytë, pasi që ka luajtur pjesën e parë të sezonit 2019-20 në Leeds, por Campbell mendon se sulmuesi duhet të ndryshojë skuadër pasi që ka startuar vetëm në tri ndeshje të Premier Ligës këtë sezon.

Nketiah bëri një asist kundër Southampton dhe Mikel Arteta është duke u përpjekur për ta gjetur balancën në skuadër”, shtoi Campbell.

“Është me të vërtetë e vështirë. Mendoj që Nketiah ka nevojë që të luajë vazhdimisht një sezon futboll”.

(Kosova Sot Online)